Lajme

Fadil Geci takohet me mërgatën në Austri: Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë

12/13/2025 12:48
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, ka mmbajtur një takim në Amstetten të Austrisë, raporton GazetaBlic.

Geci së bashku me Audullah Hotin, Xhemajl Berishën, Haki Berishën e shumë të tjerë u pritën ngrohtë nga mërgata.

Gjithashtu, ai thekson se në këtë takim ishin të pranishëm edhe shumë figura tjera që kanë dhënë kontribut të madh për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot mbajtëm një tubim në Amstetten, Austri, me pjesëmarrjen e Audullah Hotit, Xhemajl Berishës, Haki Berishës, si dhe familjes së kandidatit për deputet Besart Berisha 92✅.

Së bashku me Avdullah Hotin 6✅ dhe Fadil Gecin 33✅, nga ky vend u shpreh përkrahje e fuqishme për familjen Geci dhe për kandidatët për deputet.

Në tubim morën pjesë nënkryetari Mehdi Prushi dhe ish-kryetari i degës për Gjermani, Oso Ferizi, të cilët e përkrahën fuqishëm këtë aktivitet.

Me rëndësi të veçantë ishte edhe pjesëmarrja e përfaqësuesit të Partisë Demokristiane, Anton Marku, i cili ruajti traditën e vjetër dhe erdhi për të mbështetur tubimin dhe kandidatët e LDK-së.

Po ashtu, ishin të pranishme edhe shumë figura të tjera që kanë dhënë kontribut të madh për Lidhjen Demokratike në Austri, ndër ta:

• Liza Rugova, ish-kandidate për deputete
• Miftar Zagragjja

Falënderim i veçantë për Mehdi Prushin dhe familjen Berisha.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë.

Me respekt,
Fadil Geci 33✌️