Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Geci, ka pritur në takim një pjesë të Kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri, së bashku me kandidatin për deputet, Isak Uka, raporton Gazeta Blic.
“Vizita u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe përkushtimi për fuqizimin e mëtejmë të LDK-së dhe realizimin e vizionit të saj politik, si dhe me mbështetje maksimale për kandidatin Fadil Geci”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
LDK 123
Fadil Geci 33
Isak Uka 76
Sot në vizitë ishin një pjesë e Kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri, së bashku me kandidatin për deputet, z. Isak Uka. Vizita u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe përkushtimi për fuqizimin e mëtejmë të LDK-së dhe realizimin e vizionit të saj politik, si dhe me mbështetje maksimale për kandidatin Fadil Geci.


