Kandidati i LDK-së për deputet me numër 33, Fadil Geci, së bashku me bashkëpartiakë kanë vizituar Krushën e Madhe dhe Piranë.
Geci tha se ndaluan tek Xhavit Uka ku iu bashkua edhe djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova.
Më pas ai tha se vizituan Krushën e Madhe, ku u pritën në shtëpinë e një familje patriotike dhe mikpritëse, tek Gani Sadiku.
“Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe në veçanti për mbështetjen ndaj kandidaturës për deputet të z. Fadil Geci, me numër kandidues 33” shkruan Geci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
LDK 123✅
Fadil Geci 33✅
Xhavit Uka 68✅
Hyra Tejeci 69✅
Piranë dhe Krushë e Madhe ✌🏼
Së bashku me kolegët e mi zhvilluam një vizitë te z. Xhavit Uka, ku na u bashkua edhe z. Ukë Rugova, djali i të ndjerit President Ibrahim Rugova.
Më pas, vizituam Krushën e Madhe, ku u pritëm në konakun e një familje patriotike dhe mikpritëse, tek z. Gani Sadiku (Babush Llozana).
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe në veçanti për mbështetjen ndaj kandidaturës për deputet të z. Fadil Geci, me numër kandidues 33.
Një falënderim i veçantë u drejtohet miqve dhe shokëve tanë për mikpritjen, respektin dhe përkrahjen që na dhanë familjes sime dhe kandidaturës sime për deputet.


