Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, sot u mirëprit dhe mori përkrahje nga dega e partisë në veri të Mitrovicës, e udhëhequr nga Besnik Xhaka, raporton GazetaBlic.
Nga kjo degë e partisë, Gecaj mori fjalë të mëdha, ku i thanë se ishte brez i të gjitha proceseve më të rënda që kaloi Kosova dhe dolëm faqebardhë në të gjitha betejat.
Postimi i plotë:
Dega e LDK-së në veri të Mitrovicës, e udhëhequr nga Besnik Xhaka, e pret Fadilin dhe i jep përkrahje të fuqishme.
Dega u shpreh:
Ne i kemi sytë te ju, që do të na përfaqësoni denjësisht. Prandaj jemi me ju dhe me familjen tuaj.
E personalisht për ty, Fadil Geci:
Ishe brez i të gjitha proceseve të rënda që kaloi Kosova dhe dolëm faqebardhë në të gjitha betejat.
Vazhdojmë tutje deri në fitore.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka program dhe vizion të qartë për Kosovën.

