Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka vizituar sot Klubin Futbollistik “2 Korriku”.
Ai ka potencuar se LDK do ta përkrahë sportin me projekte konkrete pas 9 shkurtit, shkruan GazetaBlic.
Postimi i plotë i Aliut:
“Një takim i jashtëzakonshëm me Klubin Futbollistik “2 Korriku”.
Vullneti dhe përkushtimi i tyre për suksese të vazhdueshme, kërkon edhe mbështetjen konkrete, e përmirësimin e kushteve.
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkrahë sportin me projekte konkrete.
Vetëm në Kryeqytet, me programin Rruga e Re në Qeverisjen e LDK-së parashihet të investohen 120 milionë euro, ku ndër tjera parashihet të bëhet: Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë, e në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse.
#BehuNdryshimi
#VotoLDK 1️⃣2️⃣4️⃣
#VotoLumirAbdixhiku 1️⃣
#VotoFadilAliu 5️⃣0️⃣”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic