Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Aliu, me numër 50, ka marrë pjesë sonte në tubimin e kësaj partie në Kodrën e Trimave në kryeqytet.
Aliu thotë se Kodra e Trimave është bastion i LDK-së në Prishtinë, e kjo u pa e u dëshmua edhe sonte.
Ai thotë se për të është krenari që është kandidat i LDK-së nga Kodra e Trimave.
Postimi i plotë i Fadil Aliut:
“KODRA E TRIMAVE JU DUA ❤️✌️✌️
Ky është bastioni i LDK-së në Prishtinë,
Kjo është Kodra e Trimave,
Kjo është LDK-ja e Kodrës së Trimave,
Kjo është RINGRITJA e Kodrës së Trimave,
Kanë mbetur tri javë deri në festën e madhe, në festën e fitores, së bashku me Prijësin tonë, e pas 9 shkurtit me Prijësin e gjithë Kosovës, Kryeministrin e Republikës sonë, Dr. Lumir Abdixhiku.
Kjo u PA sonte!
Kjo u dëshmua sonte!
A ka ma nder e ma krenari se me qenë kandidat i LDK-së, se me qenë kandidat i degës së parë, i Kodrës së Trimave?
BINDSHËM, ju them jo!
Por, po aq sa është NDER e KRENARI, është edhe PËRGJEGJËSI.
Ngase, s’pari po përfaqësojmë një Parti që ka IDENTITET, që ka DINJITET, që ka histori, themeluesi i së cilës është Ati Themeltar i Republikës, Dr. IBRAHIM RUGOVA.
Së dyti po përfaqësojmë Kodrën e Trimave, e cila po ashtu ka histori, ka identitet të lidhur ngusht me tri shkronja: LDK.
Kodra e Trimave, ishte adresë e LDK-së, adresë e Prishtinës dhe krejt Kosovës në vitet ’90-ta.
Kodra e Trimave, njerëzit e saj janë referencë për humanizmin, guximin e kontributin e jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe.
Kontributi i tillë është dhënë në radhë të parë në fushën e arsimit gjatë viteve ’90, kur u mbyllëm shkollat për nxënësit dhe studentët shqiptarë.
Ndër familjet e para që ofruan shtëpitë e tyre për shtëpi shkolla, ishin familjet nga Kodra e Trimave.
Duke falënderuar çdo familje, çdo pronar shtëpie që ka dhënë kontribut të caktuar në këtë rrafsh, gjithsesi veçohen familja Zhuzhi në shtëpinë e të cilës ishte e vendosur shkolla teknike, pastaj familja Aliu – Hertica pjesë e së cilës jam edhe unë, ku ishte vendosur gjimnazi Sami Frashëri, si shkolla më madhe e mesme ekonomike e Prishtinës.
Fakt ky që mua personalisht dhe familjarët e mi na bënë të jemi përjetësisht krenarë.
Ky humanizëm ka vazhduar edhe në fushën e shëndetësisë:
përmes themelimit dhe funksionalizimit të Shërbimit mjekësor “Nëna Tereza”, nga humanisti i madh i lagjes tonë Dr. Gani Demolli, i cili shërbim me të gjitha klinikat e tij, përfshirë edhe atë gjinekologjikë për vite të tëra ka vepruar në shtëpinë Shaban Svircës.
Kontribut të çmuar dhanë edhe në luftën çlirimtare, qoftë me pjesëmarrje, qoftë duke kontribuuar në forma tjera.
Sot e çdo ditë, ashtu si sonte deri më 9 shkurt, duhet të RINGRITEMI të gjithë, secili veç e veç, të gjithë bashkërisht që t’i japim vendit NDRYSHIMIN, t’i japim kryeministrin që e meriton populli ynë, Dr. Lumir Abdixhikun.
E di që ju mundeni,
E di që ju dini,
E di që ju s’kurseni veten në këtë drejtim, prandaj ju ftoj për një RIZGJIM të fuqishëm, që ta fuqizojmë edhe REPUBLIKËN.
MË 9 SHKURT,
VOTONI LDK 124,
VOTONI LUMIR ABDIXHIKUN, NUMËR 1!
VOTONI FADIL ALIU, NUMËR 50!
Falemnderit shumë!
Shihemi sot 3 javë, në festën e FITORES”, shkruan Aliu.
/GazetaBlic Sport