Kompania Facebook njoftoi më 10 gusht se ka mbyllur një rrjet prej dhjetëra profilesh në Facebook dhe Instagram nga Rusia në lidhje me dezinfomimin për vaksinat kundër COVID-19.
Zyrtarët e Facebookut thanë se ky rrjet vepronte si një “lavatriçe e dezinformimit”
Llogaritë ishin të lidhura me Fazze, një firmë reklamimi dhe marketingu e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Facebook tha se puna e Fazze-s ishte bërë kryesisht nga Rusia në emër të një klienti të panjohur.
Rrjeti social tha se mbyllja e profileve është bërë në bazë të politikave të kompanisë kundër ndërhyrjes së huaj


