Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se Facebook ia ka mbyllur faqen e saj në këtë rrjet social.
Ajo ka shkruar në Twitter se ajo s’i ka shkelur kurrë rregullat.
Por Çitaku tha se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen, ndërsa e ka quajtur qesharak vendimin e Facebook.
“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”, shkroi ai.
https://mobile.twitter.com/vloracitaku/status/1492860581661007885?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1492860581661007885%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ffacebook-u-ia-mbyll-faqen-citaku-reagon-nga-twitteri-kjo-eshte-qesharake%2F