Sporti

Fabrizio Romano zbulon të ardhmen e Erling Haaland

01/16/2022 18:06
nga:E K

Eksperti i transferimeve të lojtarëve, Fabrizio Romano, ka folur rreth situatës së Erling Haaland.

Haaland u shpreh para pak ditësh se po ndihet në presion nga Dortmund të cilët i kërkojnë që të vendos sa më parë për të ardhmen e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Fabrizio Romano ka thënë se Haaland së shpejti do të hap negociatat me klubet e tjera të interesuara për shërbimet e tij.

Sipas tij, Real Madrid është një nga skuadrat më të interesuara për norvegjezin, skuadra spanjolle po planifikon të sjellë dyshen, Haaland – Mbappe.

“Erling Haaland do nis bisedimet me klubet që e duan. Real Madrid është seriozisht i interesuar për ta transferuar dhe janë në garë, ata seriozisht duan Kylian Mbappe dhe Erling Haaland këtë verë”.

“Borussia Dortmund dëshiron të mbajë Haaland për një tjetër sezon. Ata i thanë nëse dëshiron të largohesh, duhet të na tregosh tani që ne të planifikojmë të ardhmen”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/