Ditën e sotme u raportua se Messi do të udhëtojë për në Paris për të kryer transferimin e tij te PSG.
Fansat e PSG-së menjëherë pas lajmit të marrë nga mediat u mblodhën për t’a pritur yllin argjentinas, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë duket se Messi nuk ka marrë udhën për në kryeqytetin francez dhe ndodhet ende në Barcelonë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, i cili iu përgjigj një fansi në Twitter.
“A je i sigurtë vëlla? Leo është akoma në Barcelonë miku im”, ka shkruar Romano.
…mmm, are you sure brother? Leo is still in Barcelona, my friend ?
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 9, 2021
/GazetaBlic Sport/


