Sporti

Fabrizio Romano demanton mediat spanjolle, konfirmon të ardhmen e Luka Modric

06/01/2023 13:00
nga:Mergim Rreci

Eskperti i transferimeve, Fabrizio Romano i ka demantuar zërat e fundit nga mediat spanjolle për një largim të mundshëm të Modric nga Real Madrid.

Ishin 3 media të mëdha spanjolle që raportuan për largimin e kroatit në këtë merkato të verës, por Romano e ka demantuar këtë gjë, transmeton GazetaBlic Sport.

” Luka Modric nuk ka pranuar asnjë ofertë nga Arabia Saudite dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë”, ka shkruar. ai.

“Plani i Modrić është shumë i qartë: ai dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, nuk ka asnjë opsion tjetër në mendjen e tij prej shumë kohësh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/