Chelsea raportohet se është e interesuar për nënshkrimin e anësorit të Juventusit, Federico Chiesa, i cili mund të përfundojë të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas vetëm dy sezonesh verën e ardhshme.
Fabrizio Romano ka pohuar se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, do të ishte i kënaqur të nënshkruante me italianin, përcjell GazetaBlic Sport.
Raporti pretendon se trajneri gjerman është një admirues i ish-lojtarit të Fiorentinës dhe kështu blutë janë shumë të interesuar për të.
Ai shënoi 14 gola dhe kontribuoi me 11 asistime në sezonin e tij të parë me gjigantët torinezë dhe ka tre gola dhe tre asistime deri më tani në 2021-2022.
/GazetaBlic Sport/


