Trajneri i Como-s, Fabregas, është një nga emrat që po konsiderohet për trajnerin e ri të një prej gjigantëve Milan dhe Roma për paraqitjen e tij të mirë në krye me ekipin simpatik italian.
Megjithatë, vetë Fabregas mohoi çdo lëvizje te kuqezinjtë apo Giallorossët, duke thënë: “Unë kam thënë shumë herë se jam i fokusuar vetëm te Como. Mund t’ju siguroj se askush nuk më ka telefonuar”.
Nëse ecuria e tij e mirë në krye të Como do të vazhdojë, nuk do të ishte çudi nëse trajneri i ri do të kalonte në një nga skuadrat më të mëdha në Itali.
/GazetaBlic Sport


