Sporti

Fabregas nuk ka dyshime, Vojvoda luan sonte nga minuta e parë ndaj Inter

03/03/2026 13:42
nga:Mergim Rreci

Como dhe Inter do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Mbrojtësi kosovar, Mergim Vojvoda, do të luajë nga minuta e parë në këtë takim shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas mediave italiane, ai ka fituar besimin e trajnerit edhe për ndeshjen e sotme, shkak edhe i paraqitjeve fantastike që i kishte në takimet e fundit.

Como (4-2-3-1): Butez; Smolcic, Ramon, Diego Carlos, Valle; Perrone, Da Cunha; Vojvoda, Nico Paz, Jesus Rodriguez; Douvikas

Inter (3-5-2): Martinez; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Frattesi, Calhanoglu, Sucic, Carlos Augusto; Thuram, Esposito.

/GazetaBlic Sport/