Sporti

Fabregas në përkrahje të Enrique: Edhe në Euro 2008 Spanja nuk ftoi lojtarë të rëndësishëm, pastaj e dimë çfarë ndodhi

06/11/2021 15:54
nga:E K

Ish-reprezentuesi spanjoll, Cesc Fabregas ka folur për Kombëtaren e Spanjës.

Fabregas deklaroi se nuk i kupton kritikat që po vinë ndaj selektorit Luis Enrique, pasi ai la jashtë Sergio Ramos dhe disa lojtarë të tjerë për “Euro 2020”.

“Nuk më pëlqen kur dëgjoj që ankohen para kampionatit për skuadrën”, tha ai.

“Kështu ishte në Euro 2008, ku të rinj ishin Silva, Iniesta dhe të gjithë dyshonin pasi Rauli, Salgado, Canizares dhe Albelda u lanë anash”, tha Fabregas.

“Të gjithë ata lojtarë u lanë anash që të bëjnë vend për lojtarët e rinj”, vazhdoi ai.

“Në përfunduam duke fituar turnamentin dhe çfarë ndodhi pastaj nuk kam nevojë të tregoj. Gjithçka është në dhënien e mundësisë dhe këtë e ka bërë Enrique”, përfundoi Cesc Fabregas