Sporti

Fabregas konfirmon largimin nga Monaco: Është viti më i keq jo vetëm i karrierës sime, por edhe i jetës sime

05/13/2022 22:44
nga:Mergim Rreci

Ish-ylli i Arsenalit, Chelseat dhe Barcelonës, Cesc Fabregas, ka konfirmuar se nuk do të kthehet në Monaco sezonin e ardhshëm.

Mesfushori 35-vjeçar përjetoi një sezon zhgënjyes në Ligue 1, duke luajtur vetëm dy herë pasi një sërë lëndimesh e mbajtën atë jashtë fushës, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai e cilësoi këtë vit si më të keqin të jetës së tij.

“Është e sigurt që mes meje dhe Monacos gjithçka ka përfunduar. Kontrata ime skadon qershorin e ardhshëm dhe jam duke kërkuar një fillim të ri. Mendja ime ka nevojë për një fillim të ri, diku tjetër. Është viti më i keq jo vetëm i karrierës sime, por edhe i jetës sime, sepse kur nuk jam i lumtur në futboll, nuk jam i lumtur në jetën time. Këtë vit kam vuajtur shumë edhe mendërisht. Ky vit ka qenë aq i keq sa nuk mund ta përfundoj kështu. Dua të vazhdoj të luaj,” – shpjegoi Fabregas.