Cesc Fabregas u zemërua nga kritikat e ashpra që iu nënshtrua Lionel Messi (Paris Saint-Germain) për shkak të paraqitjes së tij në fitoren kundër Real Madridit (1-0), në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Ligës së Kampionëve.
Spanjolli i ka dal në mbrojtje ish bashkëlojtarit të tij te Barcelona, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se cilësitë e Messit nuk mund të gjykohen thjeshtë nga një penallti e humbur.
“Kam lexuar gjëra për njerëzit që nuk e kanë parë atë të luajë kundër Real Madridit. Pa qenë yjor, ai bëri një lojë të mirë. Ai la Mbappe të vetëm në pjesën e parë me një pasim që asnjë nga njëzet e një lojtarët në fushë nuk do të mund ta bënte. Ai humbi një penallti. Dhe pastaj? Të gjykosh për këtë më duket qesharake“, tha Fabregas.

/GazetaBlic Sport/


