Skuadra e Comos para disa dite siguroi ngritjen në Serie A pas disa viteve.
Në zhveshtore, Cesc Fabregas legjenda e futbollit spanjoll i tha lojtarëve që do t’i çojë në Ibiza pas këtij suksesi.
Dhe pikërisht ashtu ndodhi. Lojtarët e klubit italian sot janë nisur për në Ibiza, për t’i kaluar disa ditë pushimi.
Kujtojmë që Fabregas në këtë skuadër e mbylli aventurën si futbollist. Më pas u bë asistent trajner dhe dërgoi ekipin drejt ngritjes në elitën e futbollit italian.
Në skuadrën e Comos si aksionar është edhe legjenda e futbollit francez, Thierry Henry.