Sporti

Fabregas drejt Serie A, klubi italian e kërkon me ngulm

06/19/2022 23:46
nga:E K

Cesc Fabregas është larguar zyrtarisht nga Monaco, i zhgënjyer me gjtihçka që i ndodhi te skuadra e Ligue 1.

Edhe pse 35 vjeç, mesfushori ka ende fansa dhe klube mendojnë që mund t’u japë cilësi në fushën e lojës.

Në Itali raportojnë se për shërbimet e Fabregas është futur klubi i Sampdorias dhe për ta bindur në lojë është futur vetë presidenti Romei.