Sporti

Fabio Vieira shënoi gol të mrekullueshëm ndaj Barcelonës

07/27/2023 12:13
nga:Mergim Rreci

Arsenali mposhti Barcelonën me rezultatin 5-3 në Los Angeles, një lojë përgatitore e përfshirë në turin që dy skuadrat po zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fabio Vieira shënoi një gol spektakolar në takimin që u zhvillua mes dy skuadrave të mëdha evropiane, duke shënuar nga një distancë e largët, përcjell GazetaBlic Sport.

Për Barcelonën, pason një tjetër ndeshje përgatitore me rivalin e madh Real Madrid, të shtunën, në Arlington të Teksasit. Nga ana tjetër, Arsenali rikthehet në shtëpi për t’u përballur me Monakon, më 2 gusht.

/GazetaBlic Sport/