Nga Botërori i sapo mbyllur në Katar, Argjentina ka marre në shtëpi gjënë më të rëndësishme: Trofeun e Kupës së Botës. Ndërkohë, në Itali, ka edhe nga ata si Fabio Capello që kanë kërkuar të nxjerrin një leksion nga kjo fitore e skuadrës se Messit. Këto kanë qenë fjalët e Capellos:
“Shpresoj që të shoh shumë shpejt edhe Italinë që të ndërrojë regjistër pas asaj që kemi parë”.
“Çfarë? Botërori në Katar ka certifikuar përfundimisht dhe më në fund vdekjen njëherë e mirë të lojës së ashtuquajtur Tiki-Taka”.
“Është fundi i lojës se futbollit që dërgon topin në fundore që të mos kesh rreziqe. Një lojë që bëhet e mërzitshme gjithmonë”.
“Ne Itali ne jetojmë ende vite përpara. Por çfarë futbolli është? Neve këtu kemi humbur shpejtësi dhe teknikë vetëm sepse kemi shumë ndalesa loje”.
“Ndalemi, vrapojmë, pastaj ndalemi prape. Kjo është për tu përmirësuar. Gjermania është vite drite përpara për këtë. Të paktën ata në Botëror dhe Evropian janë gjithmonë dhe kane një mal me talente”.
Çfarë duhet të bëjmë?
“Si fillim, duhet te qëndrojmë shume larg tiki-takes apo ndonjë ideje të ngjashme sepse neve në Itali kemi bere histori me një lojë tjetër. Por Italia duhet të jetë shëmbëlltyra e Serie A. Ka te drejte Mourinho: duhen suksese për tu rritur”.