Sporti

Fabio Capello propozon uljen e pagave për lojtarët e pavaksinuar kundër Covid-19

01/05/2022 08:03
nga:Lorik J

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello (75 vjeç), ish-trajneri i shquar veçanërisht i Milanit, Romës apo Juventusit në Itali, është shprehur në favor të uljes së pagave për ata lojtarë, që refuzojnë vaksinën kundër Covid-19.

“Refuzimi i vaksinës është një akt egoizmi”,- thotë Capello. – Nëse policia detyrohet të vaksinohet, nuk e kuptoj pse i njëjti rregull nuk mund të zbatohet për lojtarët. Kushdo që nuk dëshiron të vaksinohet, dëmton kompaninë dhe, për rrjedhojë, duhet të ndëshkohet me uljen e pagave”.

Nga data 10 janar, të gjithë futbollistët në Itali do të kenë nevojë për Super Green Pass për të marrë pjesë në garat zyrtare italiane. Për kujtesë, Seria A ka një nga normat më të larta të vaksinimit në Europë, me 98% të lojtarëve të vaksinuar.