Fabio Capello ka lavdëruar Interin pas fitores dramatike 4-3 ndaj Barcelonës, e cila siguroi një vend në finalen e Ligës së Kampionëve.
Duke folur në studion e Sky Sport, ish-trajneri veçoi portierin Yann Sommer.
“Ishte një Inter i paparashikueshëm,” tha Capello. “Goli 3-3 erdhi nga një mbrojtës që papritmas e gjeti veten në sulm dhe shënoi me këmbën e djathtë, edhe pse luan me këmbën e majtë. Kjo tregon gjithçka për shpirtin e këtij ekipi.”
“Merita të mëdha për Sommerin, njeriun e vërtetë të ndeshjes,” vazhdoi ai.
“Ai, ashtu si Donnarumma, ka qenë vendimtar në këtë fushatë të Ligës së Kampionëve. Në një turne plot me sulmues të shkëlqyer, kanë qenë portierët ata që kanë bërë diferencën.”
/GazetaBlic Sport


