Sporti

Fabio Capello: Liverpooli ka sulmin më argëtues në Evropë

04/14/2022 12:14
nga:Mergim Rreci

Fabio Capello vlerëson Liverpool-in e Jurgen Klopp, duke thënë se Reds kanë sulmin më argëtues në Evropë.

Gjigantët e Premier League janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 3-3 ndaj Benfica-s mbrëmë. I pyetur në Sky Sport Italia nëse Klopp ka sulmin më të mirë në Evropë, ish-trajneri u përgjigj: “Është sulmi më argëtues. Kur ata e vendosin topin në zonë, nuk ka një lojtar që nuk është gati për të shënuar”, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në Anfield, ata përmbushin mentalitetin e tyre sulmues në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Capello është një admirues i madh i Klopp. Së fundmi ai ka pohuar se futbolli italian duhet të ndjekë stilin e tij të lojës, siç po bëjnë Atalanta dhe Genoa.

75-vjeçari ka trajnuar Anglinë nga viti 2007 deri në vitin 2012 dhe është një nga trajnerët më fitues në historinë e lojës, duke fituar, ndër të tjera, pesë tituj të Serisë A dhe një Ligë të Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/