Fabio Cannavaro shkoi në Varshavë të shtunën për të biseduar me presidentin e Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza.
Tema e bisedës 2.5 orëshe ishte sigurisht puna në kombëtaren polake. Gazetarët polakë bëjnë të ditur në rrjetet sociale se nga Kulesza nuk është bërë asnjë propozim konkret. Ndërkohë, të kundërtën pretendon Gianluca Di Marzio, përcjell GazetaBlic Sport.
Takimi përfundoi pozitivisht. Cannavaro ka marrë një propozim fillestar për një kontratë dyvjeçare. Tani ai ka disa ditë për të menduar dhe për të marrë një vendim. Ai është i emocionuar për mundësinë e drejtimit të kombëtares polake, megjithëse është i shqetësuar për periudhën e shkurtër të përgatitjes për ndeshjen me Rusinë, thotë italiani.
Në të njëjtën kohë ai thekson se asgjë nuk është vendosur. Por ia vlen të kujtojmë se ishte Di Marzio ai që raportoi për herë të parë për Sousa-n një vit më parë.
/GazetaBlic Sport/


