Sporti

Fabinho për finalen në Paris: “Ne jemi të lodhur, Real Madrid ka diçka ndryshe në Champions League”

05/19/2022 17:08
nga:L J

I intervistuar nga mediumi spanjoll AS , mesfushori i Liverpool, Fabinho ka parashikuar tashmë finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj.

Sipas mesfushorit, skuadra e Liverpoolit është më e lodhur para kësaj finale, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jemi shumë të lodhur, sepse kemi luajtur shumë ndeshje të rëndësishme afër njëra-tjetres. Ndihemi të lodhur fizikisht dhe mendërisht, presim një sprint final shumë të vështirë”, tha fillimisht ai.

“Reali është një ekip i mësuar të luajë në Champions League, në këtë kompeticion ata nxjerrin diçka ndryshe. Ata kanë pasur një sezon vërtet pozitiv dhe e meritojnë edhe finalen në Paris. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në datën 28, sigurisht që shpresojmë për të fituar. Ëndrra ime është të fitoj Premier League dhe Champions League, fitorja e fundit e FA Cup na ka dhënë edhe më shumë besim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport