Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho ka treguar vetëvlerësim të lartë.
Ai e cilëson vetën si një ndër më të mirët në botë në pozitën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Braziliani nënshkroi kontratë të re me ”The Reds’‘ dhe do të mbetet në Anfield deri në vitin 2026.
27 vjeçari ka thënë se është ndër më të mirët në pozitën e tij, por mund të përmirësohet ende.
“Mendoj se ende mund të përmirësohem. Ndihem i rëndësishëm, jam ndër më të mirët në botë në pozitën time”.
“Ti gjithmonë mendon se mund të bësh më mirë, që ka ende vend për përmirësim. Nuk dua të ndalem, dua të vazhdojë të rritem, të provoj të bëhem më i mirë”.
“Mendoj se nëse kam formë të mirë në vazhdimin e karrierës, besoj që do jem ndër më të mirët në botë në pozitën time”.
“Këtë do provojë, do bëjë më të mirën për Liverpoolin. Shpresoj që do jetë sezoni më i mirë për klubin”, tha ai.
Liverpool nis sezonin e ri kundër Norwich Cityt të shtunën në ora 18:30.
/GazetaBlic Sport/


