Mesfushori i Liverpool, Fabinho ka dhënë mendimet e tij për ndeshjen e ardhshme të klubit në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në San Siro të mërkurën mbrëma. Reprezentuesi brazilian beson se ‘Reds’ do të duhet të bëjnë më të mirën e tyre për të kaluar në çerekfinale të kompeticionit elitar të Evropës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo do të jetë një lojë vërtet e vështirë. Interi për momentin është skuadra më e mirë italiane, kjo është arsyeja pse ata janë afër kreut në ligë. Ata luajnë mirë, janë një ekip i fortë. Ata luajnë së bashku ndoshta katër ose pesë sezone, disa lojtarë”, tha fillimisht Fabinho.
“Kemi kohë për t’u përgatitur për këtë lojë dhe shpresojmë të shkojmë në Milano dhe të kemi një rezultat të mirë në një stadium të bukur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


