Sporti

Fabinho befasohet menjëherë në Arabi, një gazetar i dhuron orën e tij të dorës

08/14/2023 21:22
nga:Mergim Rreci

Fabinho u transferua në merkaton e verës tek skuadra e Al Ittihad.

Mesfushori debutoi sot tek kjo skuadër në Superligën e Arabisë Saudite, duke shënuar fitore me rezultat 0 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Një ngjarje interesante atij i ndodhi menjëherë pas ndeshjes, atje ku u befasua nga një gazetar, i cili ia dha orën e tij të dorës.

Fabino ishte totalisht i befasuar nga veprimi i gazetarit, një gjë që nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë.