Sporti

Joseph Parker – Derek Chisora, statistikat e dy boksierëve para meçit të madh

12/18/2021 10:10
nga:Mergim Rreci

Joseph Parker dhe Derek Chisora ​​do të përballen sonte për peshat e rënda në Manchester.

Meçi i Joseph Parker kundër Derek Chisora ​​në Mançester pritet të jetë një tjetër përballje e ngushtë dhe jashtëzakonisht interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Në maj, Parker fitoi meçin e parë ndaj Chisoras dhe tashmë pritet të jetë një rimeç fantastik.

Britaniku menjëherë e bëri të qartë se dëshironte një revansh ndaj Parker, diçka për të cilën Parker pranoi pavarësisht se nuk ishte i detyruar kontraktualisht, duke vendosur rrugën për luftën e dytë.

Derek Chisora ka 43 meçe të zhvilluara, 32 të fituara, 23 prej tyre me nokaut. Kurse, ka humbur 11 meçe të tilla.

Joseph Parker në anën tjetër ka 31 meçe, 29 të fituara, 21 prej tyre me nokaut dhe ka hmbur 2 herë gjatë karrierës së tij.

Meçi zhvillohet sonte në ora 22:00.

/GazetaBlic Sport/