Sporti

Ishte vendimtar ndaj Torinos, Vedat Muriqi: Tani mendjen e kemi tek derbi ndaj Romës

09/24/2021 08:35
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Lazios ka barazuar ndaj Torinos në udhëtim me rezultatin 1:1.

Torino ishte në avantazh deri në minutën e fundit, kur Vedat Muriqi fitoi penalltinë për ekipin nga kryeqyteti italian, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi fitoi penallti pas një dueli me Djidji në minutën e 90’të. Nga penalltia, i saktë u tregua sulmuesi tjetër i Lazios, Ciro Immboile, i cili shënoi dhe barazoi shifrat.

Muriqi u aktivizua në minutën e 79’të dhe për pak minuta lojë tregoi aftësitë e tij dhe shpëtoi Lazion nga humbja.

“Torino luajti në mënyrë shumë agresive. Por e dinim që do të përballonim një ndeshje të vështirë. I kemi merituar pikët e fituara në minutën e fundit dhe jemi të lumtur pasi një pikë është më mirë se asgjë”, tha ai pas sfidës.

“Tani mendja duhet të kthehet nga derbi, duhet të rikuperojmë pak energji, por po punojmë mirë në këtë aspekt dhe mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin brenda ekipit. Jemi të përqendruar te sfida me Romën.

Nuk luajmë me topin në ajër dhe unë mundohem të ndihmoj shokët e mi edhe duke luajtur 5 apo 10 minuta pasi dua të jap gjithçka për këtë klub. Lazio është një skuadër që nuk mund të kënaqet me një pikë. Por siç e kam thënë në fillim, ajo është më mirë se asgjë. Jemi të lumtur që kemi bërë të paktën një pikë para derbit dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë për të fituar ndeshjen e radhës”, tha Muriqi.

/GazetaBlic Sport/