Novak Djokovic është dështimi i madh i ditës së sotme.
Pasi humbi 2: 1 nga Alexander Zverev në gjysmëfinale, ai u përpoq të hynte në finale në dyshe të përziera, por nuk ia doli, përcjell GazetaBlic Sport.
Djokovic ishte së bashku me Nina Stojanovic kundër Elena Vesnina dhe Aslan Karacev, dhe rusët festuan me rezultat 7: 6 (4), 7: 5 dhe kaluan në finale ku do të luajnë kundër bashkatdhetarëve Anastasia Pavlyuchenkova dhe Andrei Roblyov.
Djokovic dhe Stojanovic do të takohen me Ashleigh Barty dhe John Peers nga Australia në luftën për medaljen e bronztë.



