Sporti

Thomas Muller ftohet për herë të parë që nga viti 2018 nga kombëtarja e Gjermanisë

05/19/2021 13:02
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Gjermanisë e ka publikuar listën e futbollistëve për Euro 2020.

Trajneri gjerman, Joachim Low ka treguar emrat e futbollistëve që do të jenë pjesë e kësaj kombëtarje, përcjell GazetaBlic Sport.

Brenda kësaj liste është edhe emri i fituesit të Kupës së Botës me këtë kombëtare, Thomas Muller.

Për herë të parë që nga viti 2018, Thomas Müller është  ftuar në skuadrën e Gjermanisë.

Ai ka zhvilluar 100 paraqitje për “Panzerët” ku dhe ka shënuar 38 gola.

/GazetaBlic/