Sporti

Ezequiel Lavezzi flet pas pranimit në një klinikë psikiatrike: Nuk kisha alternativë tjetër

01/26/2024 15:12
nga:Mergim Rreci

Ezequiel Lavezzi, ish-reprezentuesi argjentinas i cili përfundoi karrierën e tij në 2019, doli publikisht për të folur për çrregullimin psikiatrik që e bëri atë të pranohej në një klinikë të shëndetit mendor në Argjentinë.

“Është e vështirë, por më duhej ta bëja këtë, të riorganizoja jetën time, të ndryshoja zakonet e mia. Duhet ta bëj për djalin tim. Ai e kishte kaluar kufirin. U përpoqa të pastroj veten, por nuk munda. Nuk kisha alternativë veçse të vija këtu,” shpjegoi ai, sipas një raporti të gazetarit argjentinas Matias Vázquez, të cituar nga L’Équipe, përcjell GazetaBlic Sport.

Avokati i argjentinasit tregon gjendjen e tij shëndetësore dhe shpjegon se çfarë ndodhi natën e incidentit.

Sipas avokatit të ish-lojtarit, Mauricio D’Alessandro, problemet nuk lidhen me konsumimin e alkoolit apo drogës, siç u raportua: Lavezzi vuan nga hipomania, një çrregullim kronik që ndikon në disponimin e tij. Ai kishte vuajtur tashmë pasojat e kësaj patologjie në të kaluarën, ai nuk po trajtohet për përdorimin e drogës apo alkoolit, por për të trajtuar një çrregullim psikiatrik që mund të çojë dikë të lëndojë veten.”

/GazetaBlic Sport/