Lajme

Expose sonte sjellë pjesën e katërt të dokumentarit “Zbrazja e Kosovës”

02/11/2022 18:43
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton pjesën e katërt të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Tashmë është evidente se Kosova ka hyrë në një valë të re të migrimit të qytetarëve e cila rrezikon zbrazjen e vendit.

Për dallim prej viteve të kaluara kur migrimi bëhej në rrugë ilegale ku qytetarët rrezikuan edhe jetën për të arritur në destinacionet e dëshiruara, sot ndodh krejt ndryshe, ata largohen duke ndjekur  të gjitha rrugët ligjore.

Por i njëjtë besohet të jetë motive i cili shtyen qytetarët të marrin rrugë drejtë vendeve të perëndimit, që në shumicën e rasteve bëhet për kushte më të mira të jetesës.

Në seritë e kaluara të dokumentarit “zbrazja e Kosovës” të transmetuar javë më parë nga Expose është pasqyruar mungesa e fuqisë punëtore dhe shkaqet që detyrojnë ata të largohen nga vendi.

Në pjesën e katërt të dokumentarit Expose sjellë të dhëna mbi efektin e largimit të fuqisë punëtore si dhe statistika zyrtare për numrin e qytetarëve të larguar në vitet e fundit.

Sonte nga ora 22:10 në Kanal10 dhe në Gazeta Blic mund ta ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Expose – “Zbrazja e Kosovës

 

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!