Lajme

Expose sonte sjellë pjesën e dytë të dokumentarit “Zbrazja e Kosovës”

01/28/2022 15:06
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton pjesën e dytë të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Tashmë është evidente se Kosova ka hyrë në një valë të re të migrimit të qytetarëve e cila rrezikon zbrazjen e vendit.

Për dallim prej viteve të kaluara kur migrimi bëhej në rrugë ilegale ku qytetarët rrezikuan edhe jetën për të arritur në destinacionet e dëshiruara, sot ndodh krejt ndryshe, ata largohen duke ndjekur  të gjitha rrugët ligjore.

Por i njëjtë besohet të jetë motive i cili shtyen qytetarët të marrin rrugë drejtë vendeve të perëndimit, që në shumicën e rasteve bëhet për kushte më të mira të jetesës.

Në pjesën e parë të dokumentarit “zbrazja e Kosovës” të transmetuar javën e kaluar nga Expose është pasqyruar mungesa e fuqisë punëtore dhe shkaqet që detyrojnë ata të largohen nga vendi.

Edhe në pjesën e dytë emisioni Expose sjellë të dhëna mbi efektin e largimit të fuqisë punëtore si dhe statistika zyrtare për numrin e qytetarëve të larguar në vitet e fundit.

Sonte nga ora 22:10 në Kanal10 dhe në Gazeta Blic mund ta ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Expose – “Zbrazja e Kosovës