Lajme

Expose sonte sjellë një emision mbi efektet e luftës në Ukrainë në tregun kosovar

03/18/2022 16:59
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton një emision mbi efektet e luftës në Ukrainë në tregun kosovar.

Në javët e fundit janë shënuar ngritje të mëdha të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, të cilat kanë reflektuar dukshëm edhe në tregun kosovar.

Duke qenë nën ethe nga paralajmërimet për zgjërim të konlfiktit në Ballkan dhe shqetësimeve se mund të përballen me mungesë të produkteve bazike për jetesë, në ditët e fundit dhjetëra familje kanë përfunduar në kurthin e tregtarëve.

Disa biznismen të pandërgjegjshëm, përmes ekspozimit të limituar të vajit ushqimor në raftet e marketeve arriten të krijojnë narrativën e rrejshme tek qytetarët se nuk do të ketë furnizim ushqimor, çka pastaj ndikoi në rritjen e interesimit të konsumatorëve për furnizim më të madh, veprim ky i cili u përcjell edhe me rritje enorme të çmimeve, ku në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store çmim i vajit u ngrit në 3.49 cent.

U desh të arrihet deri në këtë pikë që të intervenoj shteti, për të kuptuar më pas se nuk bëhej fjalë për mungesë të furnizimit, por me abuzim të çmimeve nga qendrat tregtare.

Çmimet ranë por jo edhe tentativa për të mbajtur nën ethe konsumatorët se do të përballen me mungesë të produkteve.

Për më tepër ndiqeni emisionin e përgatitur nga Expose i cili transmetohet nga ora 22:10 në Kanal10.