“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 20:00 në televizionin Kanal10 transmeton dokumentarin “Zanati i Vdekjes”.
Në këtë dokumentar trajtohet siguria në punë në sektorin e ndërtimtarisë dhe rastet që kanë përfunduar me fatalitet.
Bazuar në të dhënat zyrtare vetëm në 5 vitet e fundit kanë humbur jetën 78 punëtorë derisa kanë qenë në vendin e tyre të punës. Por, ky numer besohet të jetë më i madh nëse mirren për bazë edhe rastet e pa raportuara në institucionet përgjegjëse, të cilat janë mbajtur të izoluara për shkaqe të ndryshme.
Ekipi i Expose gjatë kësaj jave ka dalë në terren për të parë nga afër kushtet në të cilat punohet në sektorin e ndërtimtarisë, dhe ka vërejtur se ka mungesë të masave të sigurisë në disa kantiere ndërtimi në Prishtinë.
Për me keq një pjesë e atyre punëtorëve që punojnë në këtë zanat nuk bartin asnjë nga paisjet mbrojtëse, ndonse janë duke kryer detyrat e tyre në lartësi prej dhjetëra katësh.
Pamjet e siguruara nga Expose pasqyrojnë nivelin e lartë të rrezikshmerisë me të cilin ndoshta edhe pa vetëdije përballen për punëtorët e ndërtimit.
Për më shumë ndiqeni dokumentarin e titulluar “Zanati i Vdekjes” i cili transmetohet nga ora 20:00 në televizionin Kanal10 dhe në GazetaBlic