“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton dokumentarin “Një popull në mëshirën e fatit”.
Në këtë dokumentar pasqyrohet gjendja ekonomike e qyteatrëve të vendit, e cila vlerësohet të jetë e rënduar, veçanërisht për familjet e varura nga skemat sociale dhe ato pensionale.
Të gjendur para një situatë të vështirë çfarë është aktualisht, qytetarët kanë mbetur vetëm në mëshirën e fatit, sepse Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, është shndërruar në një spektatore e situatës së rënduar ekonomike.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nëse kriza gjeopolitike nuk përmbyllet shpejt dhe shkalla e inflacionit vazhdon të rritet, perspektiva ekonomike për Kosovën do të jetë më pesimiste në krahasim me pritjet e tanishme.
Në këto rrethana tërheqja e kursimeve nga Trusti, konsiderohet forma më e mirë për tejkalimin e krizës.
Në këtë dokumentar Expose po ashtu paraqet masat që kanë marrë shtetet e rajonit për tejkalimin e krizës ekonomike.
Për më tepër ndiqeni emisionin e përgatitur nga Expose “Një popull në mëshirën e fatit” i cili transmetohet nga ora 22:10 në Kanal10.


