Sonte dokumentari “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” sjell detaje për trajtimin e pensionistëve nga Qeveria Kurti.
Me premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin, pensionistët do të kishin dinjitet e pensione më të larta.
Në fushatën e tij, ai iu bashkua kërkesës që atyre t’u rriten pensionet, por një gjë e tillë ndryshoi me marrjen e pushtetit.
Dinjiteti i tyre u nëpërkëmbë nga kjo qeveri e udhëhequr nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Pensionistët me të hollat që marrin çdo muaj vështirë se mund t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet.
Lidhur me gjendjen e trajtimin e tyre nga Qeveria Kurti, për Expose flasin Skendër Reçica, ish ministër i i ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale, kryetari i shoqatës së pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi, Artan Mustafa hulumtues i politikës sociale, Naim Jakaj nga IKD dhe Vehbi Cakaj pensionist.
Të gjitha këto, Expose i sjell sonte duke filluar nga ora 21:00 në Kanal 10 dhe në GazetaBlic.


