Lajme

“Expose” sonte sjell dokumentarin ekskluziv nga Lugina e Preshevës- Si e shohin marrëveshjen Kosovë-Serbi?

04/02/2023 18:31
nga:Genita C

“Expose” sonte sjell dokumentarin ekskluziv nga Lugina e Preshevës.

Tema që do të trajtohet sonte në “Expose” ka të bëjë me marrëveshjen e 18 marsit e dakorduar në Ohër, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Se si e kanë pritur nga Lugina këtë marrëveshje, cilat janë kritikat e tyre dhe shumë çështje të tjera, për “Expose” kanë folur deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, nënkryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti dhe Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi.

Të gjitha këto, mund t’i ndiqni sonte duke filluar nga ora 23:00 në Gazeta Blic dhe Kanal10.