Lajme

“Expose” sonte: Paralajmërimi i Kurtit për Kodin Civil, që i çoi të gjithë në “këmbë”

05/05/2024 20:10
nga:G B

I dështuar të marrë numrin e votave në Kuvend dy vite më parë, projektligji i Kodit Civil është riaktualizuar së fundi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një tubim në Gjermani përmendi këtë projektligj, derisa tha se do të merret personalisht me deputetët që janë kundër tij, për t’i bindur ata ta votojnë atë.

Kjo ngjalli reagime të shumta e po ashtu shumë pakënaqësi.

Deputetë që kanë votuar kundër vazhdojnë të mos ndryshojnë qëndrimin e tyre.

E, përpos tyre, duket të ketë dhe të tjerë që kanë ndërruar mendje dhe tani e kundërshtojnë.

Pikërisht kësaj teme i dedikohet dokumentari “Expose” kësaj radhe, i cili është prodhim i Gazeta Blic dhe transmetohet sonte në ora 21:00 në Kanal10.