Sporti

Evropiani nuk është më një ëndërr, Shqipëria ka orar shumë të favorshëm të ndeshjeve

09/08/2023 10:48
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arkëtuar një pikë nga takimi në udhëtim me Republikën e Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria mori një pikë falë barazimit 1:1 me Çekinë në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë, me Nedim Bajramin që shënoi një gol të jashtëzakonshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Tani Shqipëria luan tri ndeshje në shtëpi ndaj Polonisë, Çekisë dhe Ishujve Faroe. Kuqezinjtë kanë ka vetëm një ndeshje si mysafir ndaj Moldavisë.

Ky është një orar shumë i favorshëm për kueqzinjtë, të cilët kanë gjasa shumë të mira kualifikimi.