Shefi i përgjithshëm i shtabit të forcave britanike u tha trupave të tij që të përgatiteshin për betejë dhe që të mposhtin ushtrinë ruse në territorin e Evropës.
Gjenerali Sir Patrick Sanders, i cili mori përsipër komandën e përgjithshme të ushtrisë britanike këtë javë, paralajmëroi ushtarët se “ne jemi brezi që duhet të përgatisim ushtrinë për të luftuar përsëri në Evropë”, në mes të pushtimit rus të Ukrainës.
“Unë jam shefi i parë i Shtabit që nga viti 1941 që merr komandën e një ushtrie nën hijen e një lufte tokësore në Evropë që përfshin një fuqi kontinentale. Shkalla e kërcënimit të vazhdueshëm nga Rusia tregon se ne kemi hyrë në një epokë të re pasigurie. Ndoshta detyra ime është që ta bëjë ushtrinë sa më vdekjeprurëse dhe sa më efikase që është e mundur. Sa më efikase të jetë. Koha është tani dhe tanë është mundësia jonë ta përdorim atë”, tha Sanders.


