Sporti

Evra zbulon se Ronaldo ishte afër rikthimit në Man United në vitin 2013

10/01/2024 09:45
nga:Mergim Rreci

Pasi fitoi edhe një herë Premier League, Sir Alex Ferguson u tërhoq në fund të 2012/13, por Patrice Evra, ish-lojtari i tij, zbuloi se kjo ishte vetëm për shkak të dështimit për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon atë verë.

Francezi shpjegoi se ish-trajneri i tij kishte në plan të vazhdonte qëndrimin edhe për shumë vite të tjera, por, përballë refuzimit të drejtuesve për të shpenzuar 200 milionë për portugezin dhe Gareth Bale, ai përfundoi duke u larguar nga klubi dhe duke i dhënë fund karrierës së tij të gjatë në stol, transmeton GazetaBlic Sport 

“Ishte një nga ditët më të trishta. Nuk qava, isha në shok. Arsyeja ishte sepse, dy javë më parë, ai më solli në zyrën e tij dhe më tha ‘Patrice, shiko këta njerëz, ata mendojnë se unë do të iki… Unë do të jem këtu edhe 10 vjet, por ne duhet të fitojmë më shumë Liga të Kampionëve. Patrice, Cristiano Ronaldo ranë dakord 99% për t’u kthyer dhe po ashtu edhe Gareth Bale’”, tha ai në një intervistë me podkastin The Obi One, nga John Obi Mikel, ish- Chelsea.

“Ai kishte nevojë për 200 milionë funte dhe klubi refuzoi t’i jepte 200 milionë dhe tani ata shpenzuan një miliard… Kjo ndodhi në vitin 2013, edhe para se të tërhiqej. Kur dola nga zyra, isha i lumtur! “Cristiano po kthehet, Gareth Bale… Man United është kthyer”, menjëherë pas fitimit të titullit të Premierligës ”, ka shtuar ai.

/GazetaBlic Sport/