Patrice Evra ka zbuluar arsyen e largimit të Ronaldos nga Juventus.
Ronaldo u largua këtë verë nga ‘Zonja e Vjetër’ për t’u rikthyer në Old Trafford, shkruan GazetaBlic Sport.
Evra zbuloi se arsyeja e largimit të yllit portugez nga Torino është se ai nuk e ndjente vetën të respektuar dhe të dashur në ekip.
“Ai u largua sepse kishte nevojë për dashuri dhe respekt”.
“Ai e kishte kuptuar se në Torino po fajësohej për të gjitha rezultatet e këqija të Juventusit”.
“Megjithatë, shumë harrojnë se nuk është e lehtë të fitosh në Serie A. Objektivi i Agnellit është të fitojë Scudetton çdo vit, jo Ligën e Kampionëve”.
“Fjalët e Allegrit gjithashtu patën një rol në largimin e Ronaldos”.
“Ai tha se Ronaldo nuk do t’i luajë të gjitha ndeshjet, nuk ka asnjë arsye për ta thënë atë publikisht, thjesht mbajeni private sepse Cristiano është prekur nga gjëra të tilla”, tha Evra.
/GazetaBlic Sport/


