Patrice Evra ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.
Ish ylli i Manchester United dhe Juventus, ka dalur me një deklaratë ku thotë se COVID për të nuk është rastësi, shkruan GazetaBlic Sport.
“Për mua COVID-19 nuk është rastësi. Bill Gates ka folur rreth këtij virusi në vitin 2013, unë nuk jam nga ata që mendojnë se është e planifikuar, por mua personalisht COVID nuk më frikëson”, tha ai.
Kujtojmë se shumë sportistë të njohur po refuzojnë vaksinat pavarësisht thirrjeve nga autoritetet dhe figura të shumta me ndikim në sport për vaksinim.
Patrice Evra : « Pour moi, c’est pas un hasard ce COVID. Bill Gates en parlait dans une conférence en 2013… je suis pas quelqu’un qui va dire que c’était programmé, mais voilà. Le COVID, moi personnellement, il me fait pas peur. » (BFM) pic.twitter.com/AZIJgvc91G
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) January 13, 2022


