Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Evi Reçi, është ndër fytyrat më të dashura për publikun.
Përveç muzikës ajo është përfshirë edhe në botën e gazetarisë, shkruan GazetaBlic.
Sa i përket projekteve muzikore ajo ka pasur bashkëpunime të shumta me njërin nga këngëtarët më të mirë të estradës, Flori Mumajesi.
Kënga që dyshja kanë realizuar para 7 viteve vazhdon të dëgjohet ende dhe është ajo e titulluar “I ngjan asaj”.
Diçka që është përfolur shumë ishte raporti i tyre, ku artistët kanë krijuar dyshime për diçka më shumë midis tyre.
Ka shumë kohë që nuk ka ndonjë reagim nga dyshja por së fundmi vet këngëtarja vendosi të thyej heshtjen duke e mohuar një herë e mirë.
“Mu desh të shkëputesha për studimet e universitetit. Takohemi më rrallë por dëgjohemi. Jam shumë mirënjohëse ndaj Florit. I jam falenderuese për këngët që më ka dhuruar. Është një jo e madhe sepse nuk ka pasur më tepër se kaq. Përtej miqësisë dhe afrimitetit që kishim si miq, vetëm bashkëpunime kemi pasur.”, tha ajo./GazetaBlic/


