Showtime

Evi Reçi dhe Kledi Hysa konfirmojnë lidhjen e dashurisë

05/28/2022 21:24
nga:G B

Prej ditësh në rrjet është përfolur se Kledi Hysa ka nisur një histori dashurie me moderatoren Evi Reçi. Kjo histori është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga vetë dyshja.

Evi ka qenë e ftuar në “Netët e Klipit Shqiptar”, ku ka rrëmbyer çmimin “Klipi më i mirë qytetar”.

Trofeun ia ka dorëzuar Kledi dhe dyshja kanë bërë daljen e tyre të parë publike.

“E bukur si gjithnjë Evi, megjithëse komplimentat për Evin duhet ti bësh ti Kledi”, ka thënë moderatorja Arjola Shehu teksa çifti janë ngjitur në skenë duke u përqafuar.

Evi Reçi dhe Kledi Hysa konfirmojnë lidhjen e dashurisë

Evi Reçi dhe Kledi Hysa konfirmojnë lidhjen e dashurisë