Sporti

Everton shumë afër shitjes, mund të blihet nga investitori amerikan

09/29/2022 21:37
nga:E K

Biznesmeni amerikan, Maciek Kaminski, me qendër në Minesota, është një hap më afër blerjes së klubit të Premierligës angleze Everton për 400 milionë funte, sipas mediave angleze.

Negociatat mes pronarit aktual Farhad Moshiri dhe një biznesmeni pak të njohur amerikan thuhet se janë të avancuara mirë, por mbeten të ndërlikuara nga tregu financiar i paqëndrueshëm në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Çdo marrëveshje do të kërkonte ende miratimin e menaxhmentit të ligës.

Një shitje e suksesshme do të nënkuptonte që gjysma e 20 klubeve të Premier League do të kishin aksionarë amerikanë. Biznesmeni britanik me origjinë iraniane u bë aksionari kryesor i Evertonit në shkurt 2016 përpara se të rriste aksionet e tij në klub dy vjet më vonë.

Sipas raporteve të mediave lokale, Kaminski emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Polonia në fund të viteve 1960 dhe më pas punoi si këshilltar investimesh në brokerat Paine Weber dhe Piper Jaffray përpara se të kalonte në investime në pasuri të paluajtshme. Ai e ndërtoi pasurinë e tij duke blerë prona zyrash në Minneapolis, qyteti më i madh në shtetin amerikan të Minesotës në Midwest.

Nën menaxherin Frank Lampard, Everton për pak e shmangu rënien nga Premier League sezonin e kaluar dhe aktualisht ndodhet në vendin e 13-të.

/GazetaBlic Sport/